Aplikacion
Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Artan Qerkini.
Gjesti ishte ndaluar më parë nën dyshimin për kryerjen e tre veprave penale: kanosje, dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.
Ai u arrestua pasi dyshohet se ka shkuar i armatosur tek Erkand Shabani, pronari i kompanisë muzikore “Onima”, me të cilën këngëtari ka një kontratë aktive bashkëpunimi. Ai akuzohet për tentativë të dëmtimit të kësaj kompanie pas mosmarrëveshjeve të thella mes tyre.
Pak kohë më parë, vetë Gjesti kishte bërë një deklaratë publike ku shprehej se ishte i detyruar të tërhiqej nga tregu muzikor dhe të anulonte të gjitha koncertet e tij, pikërisht për shkak të kësaj kontrate bllokuese. Por, situata duket se ka degraduar deri në kërcënime me jetë.
Sipas raportimeve, episodi më i rëndë që rëndon mbi këngëtarin është një moment ekstrem kanosjeje:
Një situatë e ngjashme e frikshme ka ndodhur më parë, ku raportohet se këngëtari kishte arritur deri në atë pikë sa të drejtonte armën, e gjitha kjo një skenë e rëndë e ndodhur në sy të vajzës.
Këto detaje rrëqethëse kanë lënë të shokuar opinionin publik dhe fansat e tij, ndërkohë që ngjarja mbetet në duart e drejtësisë për t’u zbardhur e plotë.