zoom

Aktualitet

Avokati zbulon detaje: Gjesti pranoi fajësinë dhe fitoi lirinë, do të paguajë gjobë

Avokati zbulon detaje: Gjesti pranoi fajësinë dhe fitoi lirinë, do të paguajë gjobë

Gjesti është rikthyer në liri pas disa ditësh në paraburgim, duke mbyllur përkohësisht një episod që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Ngjarja lidhet me një konflikt me përfaqësues të kompanisë Onima, i cili nisi si përplasje verbale dhe më pas u përshkallëzua. Sipas të dhënave, gjatë incidentit artisti ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe ka dëmtuar disa objekte, ndërsa dyshohet se mbante edhe një armë pa leje.

Avokati i tij, Artan Çerkini, ka sqaruar se Gjesti ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij. Sipas tij, gjendja emocionale e rënduar e këngëtarit, e lidhur edhe me humbje personale në të kaluarën, ka ndikuar në reagimin e tij gjatë konfliktit.

“Incidenti, i cili ka shërbyer si pretekst për ndalimin e Gjestit, i ka paraprirë një mosmarrëveshjeje mes tij dhe kompanisë Onima, që sipas tij kjo kompani i ka borxhe këngëtarit. I revoltuar nga injorimi i kompanisë, Gjesti ka reaguar me ato që edhe ju keni parë. Ai në fakt e ka pranuar se ka thënë fjalë jo të mira, të cilat mund të kenë pasur edhe tone kërcënuese ndaj stafit. I ka dëmtuar edhe disa objekte, dhe ka pasur me vete edhe një armë pa leje. Pastaj, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Në seancë ai panoi fajësinë dhe kërkoi falje. Në momentin kur një i dyshuar e pranon fajësinë, nuk caktohet paraburgimi.

Një i dyshuar që rrëfen ngjarjen, nuk duhet të mbahet në paraburgim. Ai menjëherë ka shfaqur shenja pendese, edhe të gjithë njerëzit që e njohin e dinë që ai nuk është i dhunshëm, por është një incident i momentit. Gjesti tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur. Ky ishte një leksion për Gjestin. Ndjente keqardhje. Po ashtu, premtoi se në të ardhmen nuk do të përsërisë sjellje të kësaj natyre. Me siguri, kur është liruar, ka qenë një moment emocionues, marrë parasysh edhe faktin e tragjedisë familjare. Gjesti nuk ka asnjë masë kufizuese tani, nuk ka pengesa. Nuk është caktuar as ndonjë masë tjetër procedurale. Ai është dënuar me kusht dhe me gjobë. Kjo është çështje penale. Ka marrë edhe një gjobë 7 mijë euro. Primare ka qenë lirimi i Gjestit. Tani ai është i lirë dhe është në një pozitë më të mirë për të marrë vendime. Këshilla e parë për Gjestin është të mos i përsërisë më këto veprime. Mosmarrëveshjet t’i zgjidhi në rrugë ligjore”, tha avokati i tij.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi që këngëtari të dënohet me kusht dhe të paguajë një gjobë prej 7 mijë eurosh, pa vendosur masa të tjera kufizuese ndaj tij. Kjo do të thotë se ai do të vijojë të jetë i lirë, por nën detyrimin për të mos përsëritur shkelje të ngjashme./ Zoom.al

Postime të lidhura