Aplikacion
Shqipëria është zyrtarisht në Euro2024 duke u kualifikuar për herë të dytë në historinë e vendit.
Një pikë e artë me barazimin 1-1 në ndeshjen me Moldavinë në Zimbru Stadium, i siguroi Shqipërisë “biletën” për në Berlin.
Ishte Cikalleshi në pjesën e parë që gjeti rrjetën pas një penalltie të fituar nga Seferaj. Por skuadra vendase barazoi me një gol në minutat e fundit.
Pas rënies së bilbilit nga gjyqtari skocez, filloi festa në stadiumi, me lojtarët dhe tifozët kuqezi që u bënë një.
Festës iu edhe trajneri Silvinjo, i cili iu hodh në qafë Bajramit dhe pastaj lojtarëve të tjerë, për t’u bashkuar më pas me festën e tifozëve.
