Aplikacion
Lala raporton se në sherr janë përfshirë 5 persona, viktima, Luisi (shoku i Martinit) dhe djali i tezes së tij, ndërsa autori i dyshuar ka qenë me shokun e tij, djali i një agjenti të BKH.
Ndërkohë Luisi, i cili mbeti i plagosur me 4 plagë me thikë, ka rrëfyer se kanë qenë dy autorë, Mario dhe shoku i tij, por ky i fundit nuk është ndaluar. Gjithashtu ka treguar se ka qenë edhe një burrë që e ka kapur gjatë sherrit duke e ngritur në ajër, por nuk ka arritur që ta shikojë se kush ishte,
Edhe babai i të miturit, i cili ndodhet në intubim tek Trauma për shkak të plagëve që ka marrë, ka pretenduar se ngjarja po tentohet të fshihet duke zbuluar edhe identitetin e autorit të dytë, 14-vjeçari me iniciale K. B..
Por, policia e ka mohuar duke deklaruar se ka pasur vetëm një autor të ngjarjes, i mituri i arrestuar, duke hedhur poshtë deklarat e Luisit të plagosur.
Klodiana Lala: Çdo prind duhet t’i bashkohet protestës. Pas vrasjes së Martin Canit, po mbahen nën vëzhgim ambientet e jashtme të shkollave. Fatkeqësisht, që të bëhej kjo, duhet të ndërronte jetë një 14-vjeçar. Mendoj se reagimi është me vonesë.
Ka çdo ditë konflikte në shkolla, situata është alarmante. Protesta për vrasjen e adoleshentit nuk duhet të jetë me ngjyrime politike. Nëse një mësues del te protesta, të nesërmen nuk është më në punë. Mësuesit frikësohen të dalin në protestë.
Në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani, ka qenë me Luizin dhe me djalin e tezes. Vrasësi i dyshuar ka qenë me një mikun e tij, që nuk është ndaluar nga policia, pasi rezulton se nuk është përfshirë në ngjarje. Janë përleshur dy grupet e fëmijëve.
Shoku i autorit të dyshuar rezulton se është djali i një hetuesi të BKH, pranë Prokurorisë së Posaçme. Grupi i hetimit ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur autor të dytë në ngjarje. Por çështja po hetohet. Me akt-ekspertimin do arrihet në përfundimin sesa thika janë përdorur në ngjarje. Akt-ekspertimi zbardh ngjarjen.