zoom

Aktualitet

Kërkoi para për ushqim/ Babai tregon bisedën e fundit me Martinin

Babai i Martin Canit ka rrëfyer në lot bisedën e fundit me të birin.

Ai ka treguar se përpara se të nisej për në shkollë, Martini i kishte kërkuar para për të blerë ushqim.

“Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull. Më tha Babush po iki për shkollë! Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta. Shpeshherë ai i thoshte se donte të bëhej futbollist kur të rritej, rrëfen babai mes lotësh, i cili shton se gjithmonë e kishte mbështetur në ëndrrën e tij që u la në mes.”- është shprehur babai për Top Chanel.

Ngjarja që ka tronditur opinionin publik, ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, dy ditë më parë.
Martini humbi jetën për shkak të plagëve që mori në zemër nga një tjetër i mitur 14-vjeçar.

Postime të lidhura