zoom

Aktualitet

Flet për herë të parë babai i autorit të dyshuar: Hallin e kam përgjysmë me familjen e Martinit

Babai i 14-vjeçarit të dyshuar për vrasjene Martin Canit ka reaguar për herë të parë.

Në një komunikim me Top Chanel ai ka thënë se është i tronditur pas ngjarjes dhe se ndan dhimbjen me familjen e Martinit.

Ai ka shprehur gjithashtu indinjatën dhe pakënaqësinë për mënyrën se si mediat kanë trajtuar ngjarjen.
“Nuk kam folur me familjen e Martinit, jam duke tentuar. Nuk keni pse ndërhyni, kam aq burrni dhe karakter dhe shpirt sa për të folur me familjen e tij. Nuk i kam bërë keq kurrë. Nuk jam një familje ordinerësh, por një familje e lartë, punojmë bashkë me nusen, kemi një djalë për mall dhe atë u munduam ta rrisim siç duhet ta rrisim, por normalisht çdo gjë …. nuk di çfarë të them tjetër…. familjen time nuk mund ta prishë kush. Familja ime ka vepra. Pjesën e dhimbjes e ndaj me zotërinë, sikur me pas vdek djali im”- është shprehur ai.

Më tej ai ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të të birit.

“Fjalët e miletit unë nuk i ndaloj dot se nuk më intereson fare, mua më intereson dhimbja e familjes dhe… Djali im është në spital. Është kalama, është i tronditur dhe është në gjendje shoku, dhe unë dhe nusja jemi në gjendje shoku…”- ka thënë babai i autorit të dyshuar.

Postime të lidhura