zoom

Aktualitet

Reagon për herë të parë babai i Martin Canit: Faleminderit që ma lehtësoni dhimbjen

Babai i Martin Canit reagoi për herë të parë pasi djali i tij u vra me thikë nga një 15-vjeçar, pak minuta pasi kishte mbaruar mësimin.

Pjesë e protestës që u mbajt sot para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar drejtësi për Martinin ishte edhe ai vetë.

Babai i 14-vjeçarit falenderoi shqiptarët për tubimin e sotëm dhe për mesazhet e ngushëllimit që kanë dhënë për familjen e tij.

“Faleminderit shumë, faleminderit që ma lehtësoni këtë dhimbje. Faleminderit!”, tha ai shkurtimisht për Report TV.

Babai i Martin Canit e konsideroi këtë si një ngjarje të pabesueshme.

Postime të lidhura