zoom

Aktualitet

Protestë për Martinin/ Përlot gjyshi i 14-vjeçarit: S’më duhet më jeta

Këtë të hënë para Ministrisë së Arsimit u organizua protesta e dytë për të kërkuar drejtësi për Martin Canin.

Dhjetëra qytetarë u bënë bashkë, duke vendosur një pankartë me mbishkrimin “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”.

Ata kërkuan dorëheqjen e Ogerta Manastirliut, duke i lënën afat qeverisë për reagim deri të mërkurën. Në të kundërt, qytetarët paralajmëruan për përshkallëzim, duke bojkotuar mësimin.

Pjesë e protestës ishin edhe babai i Martinit, i cili u pa i përlotur, dhe gjyshi i 14-vjeçarit.

“Martini, për ata që e njohin, ka qenë një shembullor në shkollë. Ka qenë një shembullor në shoqëri, ka qenë një shembullor që merrej edhe me sport. Gjithë Shqipëria, që ne u dogjëm, mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi, nuk duan që askush të përfitojë nga rasti, ta shfrytëzojë. Nëse nuk do zgjidhet që ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem si kur ra Martini për hir të demokracisë, do bie edhe unë se s’ka çfarë më duhet më jeta. Nuk dua kurrën e kurrës që të bej keq kujt. Kurrë nuk dua, as kurrë nuk i dëshiroj keq kurrë. Të vihet drejtësia në vend.Tezja e Martinit: Vetëm drejtësi dua. Të vuhet drejtësia në vend”, tha gjyshi i Martin Canit.

Postime të lidhura