zoom

Aktualitet

Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani me thikë, 14-vjeçarit i jepet masa e sigurisë në spital privat

Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” 14-vjeçarit, i cili vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Martin Cani, në ambientet e spitalit privat ku i miturit po merr ndihmë mjekësore.

Gjykatësi dhe prokurorja e çështjes janë paraqitur ditën e sotme në spital, ku edhe i komunikuan masën e sigurisë.

Mario Perlleshaj po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që mori gjatë konfliktit meviktimën më 18 nëntor.

Ndaj të miturit Prokuroria kërkoi “arrest me burg”, të cilin e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin. Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Postime të lidhura