zoom

Aktualitet

Gazetari: Agasi, administratori i kryeministrit me krimin, mori miliona euro të dyshimtë për AKSHI-n

Gazetari: Agasi, administratori i kryeministrit me krimin, mori miliona euro të dyshimtë për AKSHI-n

Gazetari Ferdinand Dervishi e quan Ergys Agasin, “administrator” të qeverisë me bandat kriminale, ashtu siç është akuzuar shpesh dhe nga opozita e media.

Në një postim në rrjetet sociale, Dervishi tregon se vetëm 2 vitet e fundit, Agasi dhe Ermal Beqiri, të dy me urdhër-arresti, por të paarrestuar ende, kanë marrë miliona euro tendera në procedurat e AKSHI-t.

Statusi i Dervishit:

Kur shteti i Ramës kap fundin

Gojët e liga të gazetarëve po raportojnë se Ergys Agasi – Administratori i KM për pjesën e bandave, me ndihmën e strukturave të Policisë së Shtetit, akuzohet të ketë marrë peng biznesmenin Gerond Meçe, një rival në garën për tenderat e AKSHI-t (familjes).

Gojët e liga thonë se biznesmeni është është kërcënuar që të tërhiqej nga të gjithë procedurat e tendereve të AKSHI-t.

Pasqyra e tenderave të dy viteve të fundit e vërteton.

Lista e tenderave të dyshimtë

1-Platforma e ndërveprimit 2.0 ~7.6 milione euro. Fitues: Soft & Solution, EA Solution, Fasttech.

2-Përmirësimi i sistemit të gjendjes civile ~3.2 milione euro. Fitues: Soft & Solution.

3-e-Albania 2.0 + Open Data ~16 milione euro. Fitues: Soft & Solution, EA Solution.

4-Infrastrukturë për sigurinë kibernetike ~2.8 milione euro. Fitues: EA Solution.

5-Sistemi i menaxhimit të dokumenteve digjitale ~1.5 milione euro. Fitues: EA Solution, Soft & Solution.

“EA solution” kompania e Ergys Agasit (themeluar 2023)

“Soft&Solution”, kompania e Ermal Beqirit (mik i Agasit)

Postime të lidhura