zoom

Të gjitha

Loredana pozon me ish- lojtarin e Baselit ?! Epo, Mozzik hap rrugën

Gazeta zvicerane “Blick” ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes futbollistit Edon Zhegrova dhe këngëtares Loredana.

Gazeta i ka kushtuar një shkrim një fotografie të dyshes, të publikuar së fundmi nga këngëtarja në rrjetet sociale. “Çfarë po ndodh këtu? Loredana pozon me ish- lojtarin e Baselit”, ka qenë titulli i artikullit të “Blick”.

Në fundjavë, reperja Loredana u shfaq krah për krah me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrova në storyn e saj në Instagram, duke ndezur kështu thashethemet. Gushtin e kaluar, reperja Loredana ndau me fansat e saj në Instagram se ajo dhe Mozzik po shkonin sërish në rrugë të ndara.

Ndarja nuk ka ndryshuar asgjë në situatën familjare pasi Loredana thekson vazhdimisht se ajo dhe Mozzik kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë, kjo edhe për hir të vajzës së tyre Hanës. Pak muaj më parë këngëtarja tha se aktualisht nuk është në kërkim të një mashkulli të ri./L.K

/Zoom.al