zoom

Aktualitet

Foto/ Ky është Roan Brahimi, armiku i Ervis Martiajnt që u ekzekutua në Athinë

I riu që shikoni në foto është 32-vjeçari Roan Brahimi, i njour edhe si armiku i Ervis Martianaj, që u ekzekutua në Greqi mbrëmjen e së enjtes.

Janë tronditëse dëshmitë e banorëve të Bajronit që u bënë dëshmitar të vrasjes së 32-vjeçarit në atentatin mafioz në sheshin Agios Lazaros.

Fëmijët vraponin nga frika pas të shtënat me armë, ndërsa ngjarja ndodhi në sy të vajzës së viktimës dhe gruas së tij 37-vjeçare.

Skenat e panikut që pasuan vrasjen mizore përshkruhen nga një biznesmen, dyqani i të cilit ndodhet pak metra larg vendit të ekzekutimit.

Sipas tij, fillimisht ka dëgjuar tre të shtëna dhe sapo ka dalë nga dyqani i tij për të parë se çfarë ka ndodhur ka parë një grua në gjendje shoku duke bërtitur “e vranë”.

“Kam dëgjuar tre të shtëna. Në atë moment dëgjova në radio se lojtarët e Olimpiakosit po hynin në stadium dhe pyeta veten ‘a filluan fishekzjarret tani?’
Unë dal në hyrje të dyqanit tim dhe shoh një grua që hap derën e makinës dhe bërtet ‘e vranë’, diçka e tillë.

Nuk e vura re nëse kishte gjak. Pas makinës, dhjetë metra më tutje ndodheshin dy fëmijë të mitur të cilët i larguan. Nuk e di nëse ishin fëmijët e viktimës”, shpjegon biznesmeni, ndërsa tregoi se kur ndodhi ngjarja sheshi ishte i mbushur me fëmijë.