zoom

Aktualitet

20-vjeçari rrëmbehet në mes të Tiranës. U rrah disa herë nga tre persona

Një 20-vjeçar është marrë peng këtë të hënë në Tiranë nga 3 persona dhe e është dhunuar nga ata, sipas policisë për motive të dobëta.

20-vjeçari pasi është rrëmbyer është dhunuar duke i shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët.

Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë rrahur sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga.

20-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 2 nga 3 dhunuesit janë arrestuar. Gjithashtu në pranga ka rënë një person që ishte në dijeni për ngjarjen, por nuk e ka raportuar në polici.

Si rezultat janë arrestuar shtetasit D.B., 36 vjeç, dhe E.H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim një 19-vjeçar, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Po ashtu u arrestua shtetasi T.K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Polica sqaron se dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T.K., ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.