zoom

Aktualitet

Vdes 60-vjeçari në Kombinat, u rrëzua duke lyer shtëpinë

Një 60-vjeçar gjeti vdekjen këtë të diel, në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet A. P. ishte duke lyer shtëpinë e tij, kur u rrëzua nga shkallët dhe u plagos rëndë.

Për pasojë, ai humbi jetën në vend.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shtoi policia.