Aplikacion
Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur te Ura e Dajlanit në Durrës më 15 janar, do të përcillet sot në mesditë në banesën e fundit në fshatin Dyshnik të Beratit.

Mësohet se Vikena jetonte prej disa vitesh në Gjermani me prindërit e saj, Vullnet dhe Valbona Greku, si dhe me vëllain e vogël, dhe ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit.
Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi kur Arbër Xhaxhaj, 24 vjeç nga Fieri, po drejtonte një “BMW X5” dhe humbi kontrollin e automjetit, duke përfunduar mbi barrierat mbrojtëse të urës dhe duke rënë nga ajo.
Si pasojë e përplasjes, Vikena humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe dy këmbësorë të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhaxhajn, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur./ Zoom.al