zoom

Të gjitha

FOTO/ Kate sikletosi me qëllim Meghanin, ekspertja e gjuhës së trupit tregon detajet

FOTO/ Kate sikletosi me qëllim Meghanin, ekspertja e gjuhës së trupit tregon detajet

U pa si ribashkim i shumëpritur i princave William dhe Harry, si dhe i kunatave Kate dhe Meghan, por ekspertja e gjuhës së trupit, Katia Loisel mendon ndryshe.

Për të, Dukesha Kate Middleton pati si synim të intimidonte Meghan Markle dhe ia doli me sukses. Kate e “sulmoi” me vështrime të ftohta Meghan dhe në fakt Meghan dukej si “e ngrirë” dhe gjithë kohës në siklet.

Meghan nuk u shfaq aspak e sigurt, por pati disa lëkundje, duke qenë se kërkonte aprovimin e Kate. Ajo u përpoq të komunikonte me sy me kunatën, por Kate qëndroi stoike, duke dhënë përshtypjen sikur “shihte përtej” Meghan. Sipas Katia-s, Kate ia arriti synimit dhe e intimidoi mjaftueshëm Meghan Markle.