zoom

Lajme

“Fletë-rrufe, sulm banal”, Spiropali mesazh Ramës: Gurët përmbi mua s’më frigojnë!

“Fletë-rrufe, sulm banal”, Spiropali mesazh Ramës: Gurët përmbi mua s’më frigojnë!

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ka rikthyer sulmet e saj drejt kryeministrit Edi Rama dhe grupit socialist.

Spiropali përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një mesazh me tone ironike dhe një poezi të poetes së njohur Anna Ahmatova.

Spiropali shigjeton deputetët e përfaqësuesit e PS duke shkruar: “Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës”.

Më tej, ajo kujtoi përvjetorin e lindjes së poetes Ahmatova, duke ndarë me ndjekësit poezinë e saj, e cila flet për forcën përballë sulmeve dhe vështirësive.

Pa përmendur emra konkretë, ish-ministrja le të kuptohet se i konsideron këto sulme si të nxitura dhe të mbështetura nga mekanizma të organizuar të komunikimit politik.

Përmes vargjeve të Ahmatovës, Spiropali le të kuptohet se kritikat dhe sulmet nuk e kanë dobësuar, por përkundrazi e kanë forcuar, duke i krahasuar ato me “gurët” mbi të cilët ndërtohet një kullë e fortë dhe e qëndrueshme.

Postimi i Spiropalit:

Mirëmëngjes

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj,

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Fryn erë deti, më flladit.

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.

Postime të lidhura