zoom

Slider

Finalja e Kupës së Shqipërisë, data dhe stadiumi ku do të zhvillohet

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar detaje nga ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë.

FSHF informon se do të zhvillohet në datën 12, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Njoftimi i FSHF:

🏆🇦🇱 𝐅𝐈𝐍𝐀𝐋𝐉𝐀 𝐄 𝐊𝐔𝐏𝐄̈𝐒 𝐒𝐄̈ 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐄̈𝐑𝐈𝐒𝐄̈

📆 14 maj, ⏰ 19:00

🏟️ Stadiumi “Air Albania”

Kupa e Shqipërisë ndodhet në fazën gjysmëfinale. Kukësi është një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Tiranës 2-0.

Ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana – Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia-Egnatia në orën 18:00.