zoom

Lajme

Ferma Vip 3 rekord shikueshmërie, 400 mijë njerëz e ndjekin në You Tube

Ferma Vip 3 rekord shikueshmërie, 400 mijë njerëz e ndjekin në You Tube

Ferma Vip është rikthyer në Vizion Plus këtë të premte në sezonin e tretë.


Që në nisje, spektakli ka arritur një rekord shikueshmërie me rreth 400 mijë njerëz që e ndjekin Live vetëm në You Tube. Ndryshe nga vitet e tjera, edicionin e tretë e kanë marrë përsipër çifti Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në moderim dhe regji.


Një tjetër risi e këtij sezoni është çmimi i madh. Plot 200 mijë euro do të marrë fituesi.

Përveç përballjes me jetën në fermë dhe dinamikat sociale, gara për çmimin e madh pritet të sjellë strategji më të forta, emocione më intensive dhe momente të paharrueshme për publikun.
“Ferma VIP 3” premton spektakël, dramë dhe surpriza të shumta, ndërsa shikuesit janë tashmë në pritje për të parë se kush do të arrijë të fitojë jo vetëm simpatinë e publikut, por edhe çmimin e majmë prej 200.000 eurosh.

Postime të lidhura