Aplikacion
Një incident i papritur ka ndërprerë sfidën e mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP 3”, pasi një prej konkurrenteve, Malbora, është dëmtuar gjatë lojës.
Ngjarja detyroi ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor, ndërsa pas ndihmës së parë në fermë, ajo u transportua në spital për trajtim më të specializuar. Situata ka krijuar shqetësim te banorët, të cilët kanë ndjekur me ankth gjendjen e saj shëndetësore.
Mëngjesin e sotëm, në fermë mbërriti një zarf nga Agai, i cili informonte se Malbora vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe se ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi rikthimin e saj në sfidat fizike.
“Pas rastit të mbrëmshëm, Malbora është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe vijon të qëndrojë aty nën kujdesin e mjekëve. Malbora është mirë, por stafi mjekësor nuk ka dhënë ende fjalën e fundit nëse ajo do të jetë e aftë fizikisht për sfidat në fermë, të cilat janë esenciale për këtë program. Nëse mjekët sugjerojnë që Malbora nuk mund të kryejë sfida për një periudhë të caktuar kohore, a mendoni se do të ishte e drejtë kthimi i saj në garë? Agai ju fton të diskutoni mes jush”, thuhej në zarf.