Aplikacion
Ashtu siç edhe pritej, transferimi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United është pasuar me një kërkesë të jashtëzakoshme për fanellën që do mbajë ylli portugez, por edhe për fanellat e tjera të klubit.
Fanellat e personalizuara të CR7 u shiten në një kohë të shkurtër, por ekipi tashmë po përballët me një tjetër problem: Nuk ka bluza të tjera për të shitur.
Sipas DailyMail, Adidas mund të përballet me vonesa të konsiderueshme në prodhim për shkak të mbylljes së fabrikave në Vietnam, nga ku zakonisht vjen deri në 28 përqind e prodhimit të gjigantit të veshjeve sportive.
Në dyqanin online është e pamundur të marrësh fanellën e kampionit portugez para nëntorit.
Klubi ka konfirmuar se ylli portugez do të rimarrë fanellën me numrin ikonik 7.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës