zoom

Sport

Nuk “mbahet” Ronaldo/ Gol në 13 minutat e para të ndeshjes (VIDEO)

Cristiano Ronaldo nuk po ndalet më që pas ridebutimit me Manchester United. Kësaj radhe portugezi ka shënuar që në 13 minutat e para të sfidës në Zvicër përballë Young Boys.

Goli ishte i gjithi portugez, por merita i shkon të gjithit Bruno Fernandes që me një pasim ‘magjik’ nxori patriotin e tij të vetëm para portierit duke mos e kursyer për t’ia kaluar topin mes këmbëve.

Ronaldo tashmë është një ndihmë e madhe për “Djajtë e Kuq”. Golat e tij mund të çojnë shumë lart ekipin e Solskjaer që në sezonet e fundit ka pasur probleme të theksuara me mbrojtjen dhe sulmin.