zoom

Slider

Fajet i ka shkenca: Pse të debatosh me partnerin është eksituese?

Një skenar klasik Hollywood-i: Çifti nis një zënkë epike me të bërtitura, më pas, në mes të zënkës, një nga partnerët e shtyn tjetrin në mur dhe nisin të puthen me pasion edhe gjërat përshkallëzohen.

Debati mbaron. Lidhja rregullohet. Fund.

Ne e dimë që kjo ndodh edhe në jetën reale. Por pse? A ka ndonjë lidhje midis zemërimit dhe epshit? Apo është thjesht një nga dëshirat e errëta tonat? Psikoterapistët, fiziologët dhe ekspertët e seksit thonë se pas kësaj çmendurie ka shkencë. Janë shtatë arsye pse partnerët eksitohen pas një debati.

  1. Hormonet

Hormonet si testosteroni, adrenalina dhe kortisoli (hormoni i stresit), shpërthejnë kur ne zihemi me dikë, sidomos një partner romantik. “Kur kortisoli çlirohet nga stresi, mendjet dhe trupat tonë kërkojnë ndjesinë që seksi ofron”, shpjegon seksologia, Jenni Skyler.

Lehtësimi i orgazmës dhe kënaqësisë rrit serotoninën, dopaminën, adrenalinën dhe oksitocinën (hormoni i dashurisë), shpjegon terapisti i seksit dhe marrëdhënieve Andrew Aaron. Kjo do të thotë se ndërsa hormonet e lëshuara gjatë një zënke mund t’ju shqetësojnë, hormonet e lëshuara pas një zënke ju qetësojnë, ju bëjnë të ndiheni të kënaqur, ju japin ndjenja fuqie dhe rrisin ndjenjën tuaj të sigurisë, të gjitha kombinohen në mënyrë magjike për t’ju të bërë të ndjeni epsh.
2. Evolucioni

Marrëdhënia pas një grindjeje të zemëruar me partnerin tuaj çliron një pjesë të thellë dhe primitive të psikozës suaj. “Seksi pas një zënke jo vetëm që ofron lehtësim, por gjithashtu krijon eksitim. Nga të qenit i kërcënuar do të ndihesh triumfues në kapërcimin e kërcënimit duke mbijetuar”, thotë Aaron.

  1. Ankthi dhe tundimi

Ankthi dhe tundimi janë ndjesi motra që të rrisin rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe frymëmarrjen. “Eksitimi nga një prej atyre emocioneve ka të ngjarë të kalojë në një tjetër,” shpjegon seksologu Robert Thomas, bashkëthemelues i Sextopedia.

“Kur jemi nën stresin që prodhohet nga një argument, sistemi jonë nervor simpatik tundohet” thotë trajneri i marrëdhënieve dhe seksit Michele Lisenbury Christensen. (Kjo është arsyeja pse luftimet ju ndezin.) “Kjo gjithashtu ndez sensin tuaj të luftimit, e cila ju mbush plot energji dhe ju bën të motivuar të dëshironi të veproni fizikisht në një farë mënyre,” shton ekspertja e fiziologjisë Elesa Zehndorfer, PhD. Cila është mënyra më e mirë për të ngopur këtë nevojë fizike sesa të bëni seks me atë personin e nerva përballë jush, i cili gjithashtu po ju zemëron? Tingëllon si opsioni më logjik.

  1. Ju pëlqen sadomazokizmi

E dini se fjala “pasion” ka një origjinë latine nga fjala “patior” që do të thotë vuajtje? “Ka një lidhje të fortë midis zemërimit, pasionit, vuajtjes dhe afrimitetit”, thotë ekspertja e lidhjeve, Valarie Merced.

Zënkat stimulojnë fantazitë sadomazokiste, të përfituarit kënaqësi seksuale nga dhimbje, thotë Gail Saltz, një psikiatër.

  1. Pajtimi me seks është i mrekullueshëm

Dëshira për të rregulluar lidhjen dhe për të falur partnerin ose veten, është një prioritet i post-zënkës… “Më vjen thuajse turp ta pranoj, por ‘gjëja’ pasi luftojmë është e nxehtë. Gjithçka është rritur dhe ju po merrni frymë rëndë. Jeni ju dhe ky person tjetër gjaknxehtë që supozohet se jeni tërhequr seksualisht. Kjo më bën të dua njeriun tim. Ai është i imi, “thotë Nicole, 33 vjeç.

“Ne të dy presim me dëshpërim që lufta të përfundojë, sepse ne jemi ende aq të tërhequr fizikisht dhe emocionalisht me njëri-tjetrin ndërsa luftojmë.” thotë Scarlett, 26 vjeç.

  1. Është një mënyrë për të përballuar traumën

Ngjarjet traumatike që përmbanin grindje ose zemërim të fortë (gjatë fëmijërisë ose në një moment të viteve të hershme) ndonjëherë mund të lidhen me ndjenjat seksuale, thotë Dr. Saltz. Për shkak të kësaj, mund të jetë që të jeni të etur sa herë që ziheni me partnerin tuaj.

“Psikologjikisht, kur çiftet grinden, ata shpesh prekin një plage ose një pjesë shumë të frikësuar të sistemit të tyre të kujtesës,” shpjegon Skyler. Frika krijon një ndjenjë braktisjeje, pamjaftueshmërie ose të dyja, kështu që seksi ndonjëherë mund ta lehtësojë atë frikë duke rritur intimitetin dhe duke rivendosur ndjenjat e sigurisë.

Nëse ky është rasti për ju, mund të dëshironi të kërkoni terapi për të ç’mësuar këtë lloj mekanizmi të kushtëzimit dhe përballimit. “Të kuptosh më mirë këtë pjesë tënde do t’ju ndihmojë të gjeni metoda për të marrë atë zhurmë të nxitur nga seksi që është më pak shkatërruese për marrëdhënien tuaj sesa zënkat e qëllimshme,” thotë Dr. Saltz.

Ky është shumë informacion, apo jo? Por në fund të fundit: Jo, nuk jeni të çuditshëm që dëshironi të hidheni mbi partnerin tuaj pasi të grindeni. Po, pak konflikt mund të shtojë risi dhe shkëndija në marrëdhënie, por mos filloni zënkat vetëm për të bërë seks super të nxehtë pastaj, në rregull?

Oh, dhe është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se mizoria, dhuna ose abuzimi emocional janë të gjitha flamuj të kuq që sinjalizojnë se ka një dinamikë jo të shëndetshme në marrëdhënien tuaj. Nëse ndonjëherë zbuloni se marrëdhënia juaj është vërtet e mirë vetëm pasi është vërtet e keqe, mund të jetë koha të konsultoheni me një terapist ose të mendoni për një ndarje./Cosmopolitan