Aplikacion
Pasi Big Basta u bë pjesë e Fermës VIP, në rrjet nuk munguan aludimet se marrëdhënia e tij me Vesa Lumën është në krizë dhe u përfol për divorc.
Shkak për këto thashetheme u bë përgjigja e Big Bastës kur u pyet nga Luana Vjollca se për kë do ta merrte malli gjatë qëndrimit në Fermë dhe ai tha: “Për djalin”.
Po ashtu, gjatë këtyre ditëve kanë munguar postimet e Vesa Lumës në mbështetje të Big Bastës në Ferma VIP.
Por Big Basta ka hedhur çdo thashethem poshtë me deklaratat e tij të fundit.
Pasi tha se është i dashuruar me Vesën dhe se në Fermë nuk ka shkuar për të gjetur dashuri, Big Basta ka “vulosur” marrëdhënien e tyre me veprimin e fundit.
Ai është shfaqur duke kënduar bashkë me një pjesë tjetër të fermerëve këngët e Vesës.
Në fund, Big Basta i dhuroi këngëtares një puthje, teksa iu drejtua edhe me frazën: Të dua!/ Zoom.al