Aplikacion
Big Basta dhe Vesa Luma përfliten se janë ndarë dhë shkak është bërë pjesëmarrja e këngëtarit në “Ferma VIP”.
Së fundmi Big Basta ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, duke u shprehur se nuk ka hyrë në spektakël për të krijuar romancë.
Ai u shpreh se është i dashuruar me Vesën dhe se së bashku kanë një fëmijë.
“Unë nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël. Si të bie në dashuri, më kë të bie njëherë, me Albin”, u shpreh ai.
Big Basta dhe Vesa po përfliten se po kalojnë një krizë pas futjes së reperit në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa.
Ndërkohë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me deklaratën e Big Bastës në rrjetet sociale.