zoom

Lajme

5 fermerë në garë/ Kush e fitoi “Ferma VIP 2”?

5 fermerë në garë/ Kush e fitoi “Ferma VIP 2”?

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të spektaklit Ferma VIP. Pas 24 javësh në garë, ai u kurorëzua si më i votuari nga publiku.

Në garën finale ishin 5 konkurrentë: Andueli, Big Basta, Andrea dhe Big Mama.
I pari që u largua ishte Erandi, pas tij Big Mama, ndërsa Andrea u rendit i treti.

Big Basta, mes emocioneve dhe surprizave, u shpall fermeri më i mirë dhe më i dashur nga publiku.

Big Basta përjetoi edhe një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes, kur në fermë hynë katër legjenda të futbollit shqiptar për ta surprizuar bashkë me djalin e tij, Lianin./ Zoom.al

Postime të lidhura