zoom

Lajme

“Të kam xhan”/ Nis romanca e parë në Fermën VIP?

“Të kam xhan”/ Nis romanca e parë në Fermën VIP?

Në Fermën VIP duket se kanë nisur shkëndijat e para të dashurisë.

Edhe pse kanë vetëm një javë që janë bërë pjesë e Fermës, Limi dhe Ester kanë filluar të shprehun ndjenja për njëri-tjetrin.

I pari që shprehu pëlqimin ishte Limi, ndërsa këtë mbrëmje marrëdhënia e tyre u diskutua edhe gjatë spektaklit sepse ai ka shfaqur xhelozi për raportin e Esterit me Yllin.

Pjesë nga biseda:

Limi: Ma ka prishur qejfin Ester. Është shumë gocë e mirë. Unë kam rrugën time. Do e shohim si do shkojnë punën. Por, nuk dua të përfshihem më me Ester për këtë çështje. Më ka interesuar Ester dhe mendimi i Ester. Por, ja lëmë kohës.

Ester: Fakti që Limi shprehu një pëlqim, okej ishte e dukshme. Por, unë nuk kam shprehur asnjë pëlqim.

Luana: Kur i thua të kam xhan, çfarë do të thotë?

Ester: E kam xhan si njeri. Jo detyrimisht se më shprehu Limi pëlqimin, duhet ta shprehja në atë moment edhe unë. E kam shumë xhan. Vazhdoj t’a kem xhan.

Limi: Ke 7 ditë dhe se ke gjetur rastin  të vish të flasim.

Ester: Në spektakël u shpreh direkt nuk kam më pëlqim për ty, vetëm se unë thashë që nuk kam ende pëlqim për ty.

Limi: Unë në spektakël thashë kam pëlqim për Nur, por ishte shaka.

Ester: Do të përçash dy shoqe?

Limi: Ti rri me Yllin…

Ester: Nuk është nevoja të jesh xheloz. Yllin e kam shok. Nuk dua të merrem më me Limin.

Postime të lidhura