Aplikacion
Marrëdhënia midis Big Bastës dhe Vesa Lumës duket se nuk është në ditët më të mira.

Një natë më parë Big Basta u bë pjesë e spektaklit Ferma VIP 2, duke lënë jashtë djalin dhe Vesën.
Por, kur u pyet nga moderatorja Luana Vjollca se për kë do ta marrë malli gjatë ditëve të qëndrimit në fermë, Big Basta në fillim tha vetëm: “Për djalin”.

Më pas, Luana e pyeti sërish: “Vetëm për djalin?”
“Po për djalin dhe familjen”, shtoi Big Basta, por pa veçuar emrin e bashkëshortes, Vesa Lumës.

Po ashtu, në profilin zyrtar në Instagram vihet re se Vesa Luma nuk ka bërë asnjë postim apo story në mbështetje të babait të djalit të saj, Big Basta brenda Ferma VIP.

Këto detaje kanë nxitur dyshime te ndjekësit se çifti mund të jetë duke kaluar një periudhë krize./ Zoom.al