Aplikacion
Ernest Muçi vijon me shkëlqimin e tij në kampionatin turk të futbollit. Mesfushori i kombëtares shqiptare u bë sërish protagonist për Trabzonsporin, teksa shënoi një gol dhe dha një asist në sfidën me Samsunspor e fituar me rezultatin 3-0.
Fillimisht Muçi dhuroi një asist te goli i Onuachu që zhbllokoi edhe rezultatin e kësaj ndeshjeje me Trabzonsporin që mori avantazhin 1-0.
Ndërsa në minutën e 91-të, futbollisti kuqezi shënoi me 11 metërsh golin që vulosi fitoren 3-0 të skuadrës së tij me futbollistin e kombëtares shqiptare që mori notën më të lartë nga “Flashscore”, 8.4.
Ernest Muçi po përjeton një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon me 24-vjeçarin që ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 1 asist në 20 ndeshje, nga të cilat 9 gola i ka shënuar vetëm në kampionat duke u shndërruar në një protagonist absolut për skuadrën e tij./ Zoom.al