zoom

Të gjitha

Ermal Mamaqi rikthehet në ekran pas shumë vitesh, ja ku do ta shohim

Ermal Mamaqi rikthehet në ekran pas shumë vitesh, ja ku do ta shohim

“Dance With Me” do të rikthehet në ekranin shqiptar, në datën 19 shtator.

Produksioni tashmë ka treguar se cilët do të jenë 10 personazhet që do të jenë pjesë e këtij programi kërcimi.

Ndërsa pak më parë ka zbuluar njërin prej anëtarëve të jurisë në këtë edicion të 8-të.

Bëhet fjalë për aktorin dhe producentin shumë të dashur për publikun, Ermal Mamaqi, i cili do të rikthehet në ekran pas disa vitesh nga largimi.

“Merr fund pritja!
Aktor, producent, me nuhatje edhe në botën e biznesit Ermal Mamaqi vjen si pjesë e jurisë së show-t më të madh të kërcimit në Shqipëri “Dance With Me”, njofton produksioni në rrjetet sociale.

Ndërkohë, më parë është zbuluar se pjesë e jurisë do të jetë edhe balerina Klaudia Pepa.