zoom

Aktualitet

Eni Vasili, drejtoreshë e RTSH-së

Eni Vasili, drejtoreshë e RTSH-së

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është drejtoresha e re e RTSH-së me 7 vota pas disa ditësh zgjedhjesh të dështuara.

Vasili fitoi ndër 12 kandidatë pas largimit të papritur të Alfred Pezës, vitin e shkuar që u shoqërua dhe me shumë skandale.

Ardhja e një gruaje në drejtim të televizionit shtetëror pritet të jetë një ogur i mirë pas skandaleve të shumta.

RTSH së fundi ka qenë qendër debati duke përfshirë edhe politikën, që kur parlamenti shkarkoi bordin dhe zgjodhi anëtarët e tij. Një tjetër debat ishte ai midis kandidatit Agron Shehaj dhe shumë gazetarëve e analistëve të tjerë. Politikani i djathtë kërkonte mbylljen e RTSH-së duke e cilësuar si një barrë e madhe për buxhetin e shtetit.

Postime të lidhura