zoom

Aktualitet

Lutfi Dervishi replikon ndaj idesë së Agron Shehaj për mbylljen e RTSH: Jo buldozer, por guxim dhe vizion

Lutfi Dervishi replikon ndaj idesë së Agron Shehaj për mbylljen e RTSH: Jo buldozer, por guxim dhe vizion

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një replike publike ndaj idesë së kryetarit të Partisë Mundësia për mbylljen e Radiotelevizionit Shqiptar, duke e cilësuar këtë ide si një reflektim të një shoqërie që përballë problemeve zgjidhjen e kërkon me “gërshërë”.

Në një reagim të gjatë, Dervishi argumenton se sfida nuk është mbyllja e RTSH-së, por rikthimi i saj në jetë si një media publike që i përket publikut, dhe jo si një hapësirë “zombish televizivë që lexojnë teleprompterin”.

“Ka më shumë se kurrë nevojë për një ekran që nuk mat suksesin me klikime, që nuk i shërben partive, por publikut,” thekson ai, duke shtuar se në një realitet mediatik të dominuar nga banaliteti dhe mediokriteti, RTSH mund të shndërrohet në një “vendstrehim të arsyes, dinjitetit dhe inteligjencës”.

Sipas Dervishit, problemi i RTSH nuk zgjidhet me mbyllje apo ndërhyrje të dhunshme, por me pastrim, vizion dhe mbi të gjitha, me guxim për të mos i rënë shkurt. “Po, ka shumë pluhur mbi RTSH, por pluhuri nuk hiqet me buldozer,” shprehet ai.

Në fund të reagimit të tij, Dervishi nënvizon se në kohë kur logjika duket se “ka marrë lejen e zakonshme”, më shumë se kurrë nevojitet një zë që flet me mend – dhe kjo, sipas tij, duhet të vijë nga televizioni publik.

View this post on Instagram

A post shared by Agron Shehaj (@agronshehaj_)

Postime të lidhura