zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Aksident tragjik në Greqi, shqiptarët përplasen “kokë më kokë”. Vdes 31-vjeçari

Një shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik të shënuar në Patra të Greqisë.

31-vjeçari Erxhest Çobaj u përplas nga një makinë tip “Jeep”, që drejtohej nga një tjetër shqiptare me origjinë nga Fieri.

Çobaj, sipas mediave greke, po udhëtonte me motor dhe pas përplasjes, ai përfundoi disa metra më tutje.

Pavarësisht se ishte pajisur me kokore, 31-vjeçari ndërroi jetë në spital.