zoom

Aktualitet

Emri/ Kush është efektivi i RENEA-s përfshirë në grupin kriminal që u godit nga SPAK dhe Antimafia

Emri/ Kush është efektivi i RENEA-s përfshirë në grupin kriminal që u godit nga SPAK dhe Antimafia

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Altin Morina, është pjesë e grupit të strukturuar kriminal, i cili u godit në një megaoperacion të fundit nga Prokuroria e Posaçme SPAK dhe Antimafia italiane.

Kështu mësohet sipas raportimeve të fundit sa i takon operacionit të koduar “Ura”, teksa emri i Morinës del në hetime si bashkëpunëtor i grupeve kriminale.

Më 5 prill, ishte Gjykata e Posaçme, ajo e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina.

Ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK-ut që nga data 17 maj e vitit të kaluar, u arrestua më 3 prill.

Altin Morina u vendos në pranga nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë, teksa ndodhej së bashku me një person tjetër.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e kanabisit.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave ‘Renea’ në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Teksa, në dosjen e fundit të megaoperacionit “Ura”, del si i përfshirë me aktivitet kriminal në një tjetër rast të ndarë nga ai i mëparshmi.

Postime të lidhura