Aplikacion
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha njoftim zyrtar për megaoperacionin “Ura” të finalizuar këtë të mërkurë, duke shkatërruar një grup të madh kriminal dhe dy nëngrupe të tjera me bazë në qytetin e Barit, Itali, të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike drejt Evropës dhe Amerikës Latine.
Pas një hetimi të gjatë dhe të koordinuar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, së bashku me Gjykatën e Barit, kanë konfirmuar 52 masa sigurie, nga të cilat 49 janë masa arresti me burg. Mes tyre, 40 janë shqiptarë, sipas SPAK.
Sipas hetimeve, pagesat për sasitë e drogës kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë, duke përdorur si mjet transporti shoferët e linjave të autobusëve ndërkombëtarë. Autoritetet raportojnë se vlera e përgjithshme e transaksioneve të dokumentuara arrin në rreth 4.5 milionë euro.
Në territorin shqiptar janë sekuestruar pasuri me vlerë disa milionë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale të këtij rrjeti.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.
Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:
Në Shqipëri:
Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.
Në Itali:
Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.
Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.
Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.