zoom

Aktualitet

Emri/ Hidhet lëndë plasëse në portën e oborrit të 62-vjeçares në Shkodër

Është hedhur lëndë plasëse në portën e oborrit të një 62-vjeçare në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në pronën e Frida Salës dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë që vijojnë kontrollin në zonë dhe po kryhen veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.