zoom

Politikë

EMRAT/Zbulohen kandidatët e PS-së për zgjedhjet vendore, në pikëpyetje mbetet Vlora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 14 majit. Demokratët kanë bërë publik që vitin e shkuar kandidatët e tyre për kryetar bashkie, emra këta të dal nga procesi i Primareve.

Socialistët ndërkohë po marrin kohë dhe kanë deklaruar që do të respektojnë afatet zyrtare për të bërë të ditur listat me kandidatët e tyre, të cilët do të merren vesh vetëm pak ditë përpara se ti dorëzojnë në KQZ.

Kandidatet e tyre do të dalin nga një proces konsultimesh, anketash e sondazhesh me komunitetet e cdo bashki, e më pas fjalën e fundit do ta ketë kryesia.

Por pavarësisht se selia rozë ka vendosur të jetë diskrete në këtë proces, emrat e atyre që do të rikonfirmohen për një kandidim të dytë apo të tretë kamnë nisur të qarkuillojnëm nën korridoret e PS-së.

I padiskutueshëm është rikandidimi i Erjon Veliajt në Tiranë, po ashtu i Gledian Llajtjas në Elbasan. Pavarësisht se për Durresin ka jo pak debate brenda PS se ketij qyteti, duket se kryebashkiakia aktuale do të jetë emri që do të zyrtarizohet për garën e 14 majit. Ne mbledhjen e fundit te kryesise mëësohet se kryesocialisti ka deklaruar gjithashtu se në të 5 bashkitë ku Ps fitoi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do rikandidohen kryetaret aktual.

Në Shkoder nuk mbahet më sekret nga socialistët se do të kandidojnë  deputetin Benet Beci.

Ne turin qe Rama zhvilloi ne vjeshte ne disa bashki la te kuptohej se do te rikandidonte kryebashkiakun e Korces, Pogradecit, Gjirokastres, Permetin, Lezhes, Kamzës dhe disa bashki te tjera te vogla.

Vlora eshte ajo qe ka debat te madh ne gjirin e PS. Ajo që dihet me siguri eshte qe Dritan Leli nuk ka asnje mundesi per nje shans tjeter pas perplasjeve qe kryeministri ka patur me te qe para zgjedhjeve te 25 prillit 2021 kur nuk pranoi oferten e tij per tu bere pjese e listave te deputeteve. Mesohet se emri më i përfolur për këtë bashki është ai i ish-deputetes Vilma Bello.