zoom

Aktualitet

EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit. Klevis Qose drejtor i ri i AMP-së

EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit. Klevis Qose drejtor i ri i AMP-së

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur disa ndryshime të drejtuesve në strukturat vendore të policisë në drejtoritë kryesore të vendit.

Islor Islami, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Lezhës, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar.

Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë. Erion Ahmeti është emëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

Andi Banushi emërohet në Policinë e Elbasanit. Krenar Guçe është emëruar Shef Rendi në Përmet;

Gerald Toska shef i Komisariatit të Fierit. Dritan Muça, zv.drejtor për hetimin e krimit në Vlorë.

Dritan Malaj zv.drejtor për hetimin e krimit në Berat. Erdit Rreçeku emërohet shef i Komisariatit në Peqin.

Ndërkohë, Klevis Qose, ish-drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke zëvendesuar Eduart Merkajn.

Postime të lidhura