Aplikacion
Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për Tiranën, Franc Ndoja, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.
Dorëheqja e tij vjen vetëm pak javë pasi në krye të AMP u emërua Klevis Qose, ish-drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Dorëheqja e Ndojës është pjesë e lëvizjeve të fundit në strukturat e sigurisë dhe policisë, pasi më herët gjatë ditës u raportua edhe largimi nga detyra i Elton Alushi.
Franc Ndoja dhe Elton Alushi kanë shërbyer në radhët e policisë në kohën kur kupola drejtohej nga Ilir Proda.
Vendi i Palushit është zënë përkohësisht nga Oliger Torba, ndërsa ende nuk dihet se kush e pason Franc Ndojën në krye të AMP për Tiranën./ Zoom.al
