Aplikacion
Në burgun e Fushë-Krujës është kryer një riorganizim i zinxhirit komandues, ku drejtori Apostol Luca është larguar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili ka një eksperiencë të gjatë në administrimin e sistemit penitenciar. Po ashtu, në pozicionin e shefit të Policisë së Burgjeve është vendosur kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi dy dekada përvojë në këtë sektor.
Paralelisht, edhe në burgun e Durrësit janë bërë emërime të reja në drejtim. Detyra e drejtorit i është besuar Serjan Mazrrekut, i njohur për përvojën e tij në administratë dhe çështje ligjore. Ndërsa posti i shefit të Policisë është marrë nga kryekomisar Florian Masha, i cili vjen nga radhët e Policisë së Shtetit me një karrierë të gjatë./ Zoom.al
