zoom

Aktualitet

Emrat/ Hidhet shorti, kush janë 3 gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Erion Veliajt

Emrat/ Hidhet shorti, kush janë 3 gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Erion Veliajt

Hidhet shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas përzgjedhjes me short, trupa do të përbëhet nga tre gjyqtare. Kryesuese do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 personave dhe shoqërive të përfshira në të njëjtën çështje.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, nën dyshimet se, së bashku me bashkëshorten, kishin ndërtuar një skemë të strukturuar korrupsioni dhe pastrimi parash, përmes së cilës dyshohet se janë përfituar fonde publike të Bashkisë së Tiranës dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, nga kjo skemë dyshohet se janë përfituar rreth 1 milion euro, shuma që sipas hetimeve është përdorur kryesisht për blerje luksoze online nga Ajola Xoxa.

Postime të lidhura