zoom

Aktualitet

Erion Veliaj humb betejën në Apel, masa e arrestit nuk ndryshon

Erion Veliaj humb betejën në Apel, masa e arrestit nuk ndryshon

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin “arrest në burg”.

Me këtë vendimmarrje, kryebashkiaku i Tiranës do të vijojë të qëndrojë në qeli.

Vendimi u mor sot pas ankimimit të paraqitur nga Veliaj kundër vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Në kërkesën e tij, Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të lehtë sigurimi, si garancia pasurore ose detyrimi për t’u paraqitur periodikisht në policinë gjyqësore. Megjithatë, Apeli vlerësoi se kushtet ligjore për ndryshimin e masës nuk ishin përmbushur dhe la në fuqi vendimin e mëparshëm.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. Kryebashkiaku kërkoi të ishte personalisht i pranishëm në sallë dhe refuzoi përfaqësimin nga avokatët e tij, duke zgjedhur të mbrojë vetë kërkesën përpara trupit gjykues./ Zoom.al

Postime të lidhura