zoom

Të gjitha

Emrat/ Do organizonin atentat me kallashnikov në Athinë, zbulohet identiteti i dy shqiptarëve

Emrat/ Do organizonin atentat me kallashnikov në Athinë, zbulohet identiteti i dy shqiptarëve

Policia greke arrestoi dy shqiptarë, ndërsa në makinën tyre u gjetën 2 kallashnikovë me 2 krehëra si dhe 90 fishekë.

Mësohet se të arrestuarit janë Viktor Gala, 37-vjeç dhe Andi Beqiri, 23-vjeç dhe po organizonin atentat me kallashnikov në Athinë.

Gjatë kontrollit që u është bërë, mësohet se atyre u janë gjetur dhe dy bileta që i përkasin qytetit grek të Igumenicës, në kufi me Shqipërinë.

Një prej shqiptarëve ka dalë vitin e shkuar në qershor nga burgu ku ishte dënuar për grabitje, ndërkohe tjetri ishte arrestuar më parë për vjedhje.