zoom

Aktualitet

Elisabeta Imeraj: Kam paraqitur prova se ky proces ka qenë i ndikuar që në fillim

Elisabeta Imeraj, e cila u shkarkua sot nga detyra e kryeprokurores së Tiranës, ka dalë sot në një komunikim për mediat. Ajo tha për mediat se vendimi ishte në kundërshtim me ligjin.

Ish prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Pa marrë parasysh anjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime, ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilës palë të jetë i dëgjueshëm. Nuk e lidh këtë me situatën personale me shkarkimin tim. Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar të di se kush e dëshironte shkarkimin tim.Shpresoj që ta kenë të arsyetuar se kush kërkon shkarkimin tim nga Drejtësia.

Së pari, jeni udhëzuar që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore nga të cilat vërtetohet në mënyrë të plotë se Elisabeta Imeraj ka zero pasuri brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Gjithashtu jeni të ftuar të shqyrtoni çdo akt në dosje që lidhen me pastërtinë e figurës time. Puna ime ndër vite besoj se e ka treguar më së qarti sesi është punuar duke u bazuar edhe në rezultatet që janë arritur.

Në raport me atë që KPA vendosi është disproporcional. Ajo çfarë reforma në Drejtësi synon është krijimi i njësistemi të pavarur pavarësisht sesa është nduikimi i presioneve politike apo të vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët mund të mos ndjerë rehat gjatë këtyre seancave.
Kam paraqitur prova që dëshmojnë se ky proces ka qenë i ndikuar që në fillim të tij. Për shkak të marrjes në shqyrtim të denoncimeve anonime të bëra.