Aplikacion
Këngëtarja Elvana Gjata iu bashkua fushatës së Partisë Socialiste në takimin përmbyllës që u mbajt këtë të premte në Tiranë.
Artistja e njohur iu bashkua fushatës së socialistëve jo vetëm me muzikën e saj, por edhe me një thirrje të qartë për votuesit. Gjatë fjalës së saj, Elvana u shpreh se më 11 maj shqiptarët duhet të votojnë për “Shqipërinë europiane”, duke e cilësuar këtë zgjedhje si një hap krenar drejt së ardhmes.
“Faleminderit shumë për këtë Shqipëri që na bën krenar dhe na bën që ta mbajmë sa më shumë dhe sa më lart emrin shqiptar. E ardhmja është vetëm europiane. Më datë 11 të votojmë me krenari për Shqipërinë europiane,” tha këngëtarja.
Deklarata e saj vjen si pjesë e mobilizimit të fundit të Partisë Socialiste përpara zgjedhjeve të së dielës, ku mesazhi i integrimit europian duket se po përdoret si boshti kryesor i fushatës./ Zoom.al