Aplikacion
Ai është gjithnjë me më të fortët dhe me ata që ia do interesi.
Është me Interin, por mban kostumet Juventus, se ia kanë falur.
Është përtej të majtës e të djathtës, por bëhet më i flaktë se “socialistja e Beratit” kur i duhet të ndajë barrën e përgjegjësisë me shokët e shoqet e partisë.
Bën fushatë për Gjukanoviç në Mal të Zi, por është mik i ngushtë me armikun e betuar të tij, Dritan Abazoviç.
Thotë se Donald Trump do të ishte “fatkeqësi për Amerikën”, por kur Trump u zgjodh president shihej duke bërë gjithçka nëpër samitet e NATO-s që të kishte mundësi t’i fliste pak sekonda.
Konsiderohet si “njeriu i Soros në Shqipëri”, por këto ditë është parë të darkojë me armiqtë kryesorë të filantropit.
Ky është Edi Rama.
Zoom.al mëson se ai ka darkuar këto ditë me Ivanka Trump, vajzën e dytë të ish-Presidentit Donald Trump, i cili pritet të rikandidojë sërish për në Shtëpinë e Bardhë, pasi sondazhet i japin shanse të mëdha.
Darka, siç mëson Zoom.al, është mbajtur në Dhërmi, gjatë vizitës që Ivanka Trump bëri në jug të vendit, ku qëndroi edhe në Ksamil së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner.
Kumbar i saj ka qenë një tjetër anti-soroist, ish-shefi i komanduar i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në kabinetin e Trump, Richard Grenell.
Por cili është qëllimi i takimit?
Grenell, që i ka shoqëruar, ka postuar një foto në rrjetet sociale nga jugu i Shqipërise dhe tregon se ndodhet atje “për punë”.
“Dy djem nga Los Angelos duke punuar në Shqipëri. Kjo është punë, ju premtoj”-shkruan Grenell.

Richard Grenell është parë në Dhërmi me oligarkë dhe me Edi Ramën.
Ai ka postuar edhe video të shumta ku shihet duke eksploruar bregdetin shqiptar “për punë”.
A po u jep Edi Rama edhe Ivanka Trump-it dhe Grenell-it toka e koncesione në bregdet?
Asgjë nuk është më çudi.
Me siguri ambasada amerikane në Tiranë nuk di asgjë për takimet, siç nuk pati informacione edhe për takimet e dikurshme të kryeministrit shqiptar me shefin e kundërbzulimit të FBI në New York, Charles McGonigal.
Ajo që duket më e sigurt, është se Rama mund t’i kthejë shpinën edhe mikut të tij George Soros dhe të ulet me armiqtë e tij, nëse ia do puna dhe sheh që ata mund të jenë sërish në Shtëpinë e Bardhë. /Zoom.al