zoom

Lajme

Egli Tako suprizohet në BBV nga Olsi Bylyku! Këngëtarja ish-partnerit: Kur u ndamë e kërkova këtë takim

Egli Tako suprizohet në BBV nga Olsi Bylyku! Këngëtarja ish-partnerit: Kur u ndamë e kërkova këtë takim

Egli Tako, pas prezantimit të linjës së jetës në “Big Brother VIP”, është suprizuar nga ish-partneri i saj, këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku.

Gjatë bisedës, Olsi Bylyku u shpreh se mesazhi i mbërritje së tij në BBV është se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

“Kur u ndava e kam kërkuar këtë takim që po bëjmë sot dhe më duket pak si çudi që sot e kam përballë”, tha ajo.

Ndërsa aktori shtoi se jeta vazhdon për secilin prej tyre, ndërsa iu drejtua duke i thënë “je dhuratë për një partner”.

Pjesë nga biseda:

Olsi Bylyku: Në fakt kam ardhur të të them disa fjalë të bukura. Kam dashur të rri larg, por nuk kam mundur sepse njerëzit më kanë dërguar videot. Nuk befasohem nga argumenti se e di që e ke, më ka befasuar loja dhe mirënjohja që ke treguar ndaj meje. Marrëdhënia jonë u bë më e madhe se ne, ndarja jonë është një mesazh që ne gëzojmë respekt dhe mirënjohje.

Egli Tako: Kur u ndava e kam kërkuar këtë takim që po bëjmë sot dhe më duket pak si çudi që sot e kam përballë.

Olsi Bylyku: Jeta vazhdon për gjithësecilin prej nesh, pavarësisht për moshën së vogël që kemi pasur e gjërat e tjera, dhamë mesazhi sot që gëzojmë mirënjohje për njëri-tjetrin.

Egli Tako: E kam thënë edhe tek kënga, mirënjohje. Nuk e harroj mirënjohjen. Kam zgjedhur të kem mirënjohje për suportin që më ke dhënë.

Olsi Bylyku: Dhe unë erdha të të them disa fjalë zemre që e ke bërë me ndjesi. Besoj që kurrësesi gjith jetës sonë do të jemi duke kërkuar dashurinë e jetës. Ti je dhuratë për një partner. Për moshën tonë ne ishim të vegjël.

Postime të lidhura