Aplikacion
Banori i BBV Gjesti i ka propozuar për martesë “shoqërore” Egli Takos, teksa po qëndronin së bashku në kuzhinë me Danja Kokën.
Këngëtari nga Kosova, i cili nisi një romancë me banoren, duke bërë shaka iu ul në gjunjë duke i kërkuar të bëhej gruaja e tij.
“A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”, iu drejtua Gjesti.
Por, Egli u largua nga tavolina dhe iu drejtua: “Pse bëhesh palaço. Kur të dalim jashtë më propozo për martesë”.
Dy banorët kanë vendosur të mbajnë raport shoqëror pas rikthimit të Egli Takos në BBV.