zoom

Aktualitet

Edhe të burgosurit e Drenovës i shkruajnë letër PS dhe PD: Miratoni amnistinë!

Të dënuarit e burgut të Drenovës kanë nënshkruar një peticion, ndërsa e kanë dërguar atë në adresë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe të opozitës, Gazmend Bardhi.

Në peticionin e tyre të dënuarit kërkojnë që të miratohet amnistia penale.

Peticioni është firmosur nga ata të dënuar që kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit.

Të dënuarit ndër të tjera thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat.

Janë rreth 50 të burgosur që thuhet se kanë firmosur këtë peticion.

Pak ditë më parë ishin të burgosurit e Reçit që dërguan një letër të ngjashme drejt Kuvendit dhe institucioneve. /ZOOM.AL/