zoom

Aktualitet

E mori rrjedha e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

Është gjetur trupi i pajetë i Valentin Nikollit, 22-vjeçarit që u mbyt në lumin Mat pasditen e së enjtes (31 Maj).

Trupi i të riut u gjet mëngjesin e sotëm nga palombarët.

22-vjeçari kishte shkuar në lumë për të peshkuar bashke me shokët e tij.

Sipas policisë, dyshohet aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.